image Rohde për deklaratën e BE-së: Thirrje e qartë që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog

Politikë

Rohde për deklaratën e BE-së: Thirrje e qartë që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde e ka mirëpritur deklaratën e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rohde ka thënë se kjo është një thirrje e qartë e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mënyrë konstruktive, me mirëbesim dhe pa vonesa të mëtutjeshme.

“Deklarata në emër të shteteve anëtare të BE-27  për dialogun KOS-SRB. Një thirrje e qartë e BE-27 drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme!”, ka shkruar ai në Twitter.

Bashkimi Evropian ka dalë me një komunikatë të gjatë rreth kërkesave dhe pritjeve që ajo ka prej kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuciq.

Sipas komunikatës të lëshuar sot, si Kosova edhe Serbia po rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre evropiane.

/GazetaSinjali/