Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.
Ambasadori e ka falënderuar Mehajn për shërbimin e kryer dhe ka përmendur aktivitetet që kishin bashkë.
”Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar ai.
Thanks Armend Mehaj for your dedicated service to 🇽🇰 and over 2 great yrs of joint work during which 🇩🇪🇽🇰 security & defense cooperation intensified. I also enjoyed our extracurricular activities: hiking & football! Will surely miss that. All the best for your future endeavors. pic.twitter.com/oxJ7ytcUvk
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 8, 2023