image Rohde: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani, s’ka më me lojëra faji

Politikë

Rohde: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani, s’ka më me lojëra faji

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar së fundmi duke komentuar takimin e nivelit të lartë të 14 shtatorit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin u shpreh se po vjen në një moment kritik.

Rohde, me anë të një postimi në platformën “X”, ka deklaruar se të gjitha palët duhet të punojnë për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, teksa i njëjti shtoi se marrëveshja e Ohrit duhet zbatuar menjëherë.

“Ne kemi nevojë për angazhimin e plotë të të dyja palëve për de-përshkallëzimin, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe demokracinë pjesëmarrëse”.

“Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet TANI. Jo më me lojëra faji. Hiqni pengesat për përparim. Koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve”, ka shkruar Rohde.

/GazetaSinjali/