image Rohde: Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s

Politikë

Rohde: Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s

news image

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot kanë mbajtur konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në një fjalë rasti ka thënë se një ditë Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s.

“Gjermania vazhdon të mbetet partnere e fuqishme dhe e besueshme e Kosovës që nga pavarësia dhe në këtë frymë ne e mbështesim plotësisht procesin transformues të FSK-së”, ka thënë Rohde.

Tutje, ai ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Gjermane dhe FSK-së, përmes ushtrimeve të përbashkëta.

“Gjermania do ta vazhdojë të mbështesë FKS-në. Dua t’u bashkohem parafolësve të mi dhe të theksoj qëllimin strategjik që një ditë Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s”, ka potencuar ambasadori Rohde.

/GazetaSinjali/