Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, është takuar sot me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim ata diskutuan për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe mbështetjen e Gjermanisë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, ambasadorja Rohde nënvizoi se Gjermania e kishte vënë çështjen e liberalizimit të vizave në agjendën e BE-së gjatë Presidencës gjermane të Këshillit të BE-së në vitin 2020”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane në Facebook. /GazetaSinjali/