image Robert De Niro paditet nga ish-asistentja për ngacmime seksuale

Botë

Showbiz/ Robert De Niro paditet nga ish-asistentja për ngacmime seksuale

news image

Robert De Niro është paditur nga ish-asistentja e tij për sjellje të karakterizuar nga abuzime verbale dhe me nënkuptime seksuale, të cilat përfshinin edhe mesazhe zanore në sekretarinë e saj me fjalor të rëndë dhe vulgar.

“Robert De Niro është ende me mënyrat e vjetra”, thotë padia e hapur nga Grama Chase Robinson. “Ai nuk e pranon dot idenë që burrat duhet t’i trajtojnë gratë si të barabarta. Nuk e pranon dot që diskriminimi gjinor në punë është kundër ligjit”.

Sipas padisë, Robinson kishte punuar për De Niron te kompania e tij, “Canal Productions”, në vitin 2005, kur ishte ende 25 vjeçe, dhe kishte duruar vite të tëra diskriminimi gjinor dhe ngacmimesh të ndryshme.

Padia është regjistruar në Nju Jork, dhe në të thuhet se De Niro isht paralajmëruar disa herë për këtë sjellje.