image Robert De Niro e bën shqiponjën përkrah aktorit të njohur shqiptar

Bota e Yjeve

Showbiz/ Robert De Niro e bën shqiponjën përkrah aktorit të njohur shqiptar

news image

Aktori i njohur amerikan Robert De Niro, e ka bërë simbolin e shqiponjës përkrah aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Destani, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Shqiponja me Robert De Niron në sheshin e xhirimeve të “Comeback Trail”, njëri prej momenteve më të mira të karrierës time”, ka shkruar Blerim Destani në gjuhën angleze.

https://www.instagram.com/p/B5nhahmqpOc/

Destani do të luajë në këtë film përkrah De Niros dhe aktorit gjithashtu të njohur me famë botërore, Tommy Lee Jones.

Kujtojmë se Blerim Destani paraprakisht ishte pjesë e filmit “The Poison Rose”, ku luajtën aktorët e njohur si John Travolta e Morgan Freeman./Gazeta Sinjali/