image Rizvanolli: Vitin e ardhshëm subvencionojmë izolimin e kulmeve dhe ndërrimin e dyerve e dritareve

Financa

Rizvanolli: Vitin e ardhshëm subvencionojmë izolimin e kulmeve dhe ndërrimin e dyerve e dritareve

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media u shpreh se vitin e ardhshëm do të subvencionojnë edhe izolimet e kulmeve dhe ndërrimin e dyerve e dritareve.

Ajo u shpreh se plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro t’i investojnë në efiçencë të energjisë në programe të reja

“Ne qysh nga viti në vijim do të fillojmë me skema më të mëdha të efiçencës së energjisë që përfshijnë termoizolime, izolime të kulmeve, ndërrim të dyerve dhe dritareve, por edhe pajisje eficente për ngrohje siç kemi bërë sivjet. Plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro së paku t’i investojmë në efiçencë të energjisë në programe të reja e kam fjalën, përveç programeve ekzistuese që janë dhjetëra miliona në programet e efiçencës në ndërtesa publike”, ka thënë Rizvanolli.

Tutje, Rizvanolli u shpreh se janë duke punuar në dizajnimin e kësaj mase.

“Ne si Ministri e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin e Efiçiencës, por edhe Agjensinë e Efiçiencës së Energjisë dhe me të gjithë partnerët e tjerë, por edhe Organizatat Ndërkombëtare që punojnë në Kosovë, jemi duke punuar në dizajnimin e kësaj mase”, u shpreh tutje ajo.

/GazetaSinjali/