Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kërkoi nga deputetët e Kuvendit që ta miratojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Më tej ajo theksoi se këtë vit ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për gjashtë për qind, krahasuar me një vit më parë.
Ministrja tha se nëse vazhdon rënia e konsumit, kriza e energjisë do të tejkalohet më lehtë.
“Krahasuar me vitin e kaluar kemi ulje të konsumit të energjisë elektrike mbi 6% gjatë periudhës janar-shtator 2022, që është një trend pozitiv i cili nëse vazhdon do të na ndihmojë në kalimin më të lehtë të krizës energjetike”, tha Rizvanolli.
Ministrja njoftoi se aktualisht dy blloqe janë në remont dhe se situata do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës energjetike në Evropë.