image Rizvanolli tregon masat për Pakon emergjente të BE-së: 43 euro për kokë banori

Sociale

Rizvanolli tregon masat për Pakon emergjente të BE-së: 43 euro për kokë banori

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka folur lidhur me miratimin e planit të veprimit për pakon emergjente nga Bashkimi Evropian.

Ajo theksoi se 75 milionë euro janë ndarë për Republikën e Kosovës, ku i bie 43 euro për kokë banori.

“75 milionë euro janë ndarë për Kosovën, që i bie 43 euro për kokë banori, që është shumë më e lartë për kokë banori ndër vendet e rajonit, që nga fillimi i muajit nëntor kur është dhënë ky zotim, Ministria e Ekonomisë së bashku me institucionet e tjera”, theksoi ministrja.

Rizvanolli theksojë se plani i veprimit është përberë nga 6 masa në total.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi miratuar planin e veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershme socio-ekonomike të krizës energjetike, i cili është parakusht për disbursimin e këtyre mjeteve nga ana e BE-së., Plani përbehet nga 6 masa në total”, tha ajo.

Më tej ajo tha se masa e parë është mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet në nevojë për përudhen e dimrit.

Masa e dytë ka të bëje me vazhdimin e masës për kursim të energjisë nga konsumatorët familjarë,
Masa e tretë parasheh investime të eficensës së energjisë në njësi të banimit dhe ndërtesa, në shumë total prej 20 milionë euro.

“Masat që do të realizohen në kuadër të kësaj mase janë, izolimet e shtëpive, të jashtme, ndërtimi i dyerve dhe dritareve të jashtme, ku traget grup janë konsumatorët familjarë, mirëpo edhe konsumatorët në nevojë, në veçanti banorët e banesave kolektive, ku banojmë përfitues të socialit”, tha Rizvanolli.

Minitstrja e Ekonomisë më tej tregoi se masa e katërt, mbështet konsumatorët familjarë përfshirë, konsumatorët me nevojë të investuar në pajisje shtëpiake efiçente, duke përfshirë këtu edhe pajisjet për ngrohje.

/GazetaSinjali/