Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje.
Rizvanolli në diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, shtoi se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.
Prandaj sipas saj, nëse nuk kursehet energjia, duhet që të rritet eksporti për çka mund të rrezikohet edhe furnizimi i rregullt me rrymë, por edhe të rriten tarifat nga prilli i vitit të ardhshëm.
“Është me rëndësi në Kosovë, në Evropë dhe botë është duke ndodhur një krizë energjetike. Çmimet e importit janë rritur pesëfishë në dallim me vitin e kaluar. Është një gjendje e jashtëzakonshme ku secili duhet të bëjë dhe qytetarët duhet të kursejnë energjinë aq sa munden. Qytetarët duhet të kuptojnë që moskursimi i energjisë dhe sa më shumë shpenzojmë energji duhet të importojmë më shumë, dhe mund të ketë edhe rritje të tarifave në prill”,