image Rizvanolli: Inaugurimi i rrjetit KREN, luan rol të rëndësishëm në hulumtime shkencore

Kosovë

Rizvanolli: Inaugurimi i rrjetit KREN, luan rol të rëndësishëm në hulumtime shkencore

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se pas inaugurimit të Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (KREN Kosova), tashmë vendi ynë është i kyçur në rrjetin akademik panevropian GÉANT Community.

Rizvanolli ka thënë se e gjithë kjo do të luajë një rol të rëndësishëm për hulumtime shkencore.

“Dedikimi dhe puna jonë fokusohet në zhvillim të shtrirjes e përmirësimit të infrastrukturës digjitale, për të shtyrë para transformimin digjital të vendit e për të mundësuar realizimin e plotë të potencialit të rinisë tonë të talentuar. Me KREN-in, studentët e hulumtuesit do të kenë qasje në laboratorë virtual, softverë e trajnime te avancuara, e projekte te përbashkëta kërkimore me kolegët në gjithë Evropën e më gjerë”, ka shkruar Rizvanolli.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/