image Rivarroset 17-vjeçari i vrarë nga forcat serbe në Drenas

Kosovë

Rivarroset 17-vjeçari i vrarë nga forcat serbe në Drenas

news image

Nuredin Dvorani, i cili në moshën 17 vjeçare ishte rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm nga forcat serbe në vitin 1999 është rivarrosur sot.

Eshtrat e tij u gjetën në lokacionin e varrezës masive në Qirez të Skenderajt dhe u identifikuan përmes analizës së ADN-së, njofton Klan Kosova.

Ai sot u rivarros në fshatin Tërstenik të Drenasit me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale.

Nuredin Dvorani, si i ri, bashkë me disa bashkëfshatarë, ishte larguar nga shtëpitë e tyre, për t’u fshehur nëpër male nga serbët.

/GazetaSinjali/

Image