image Rivarrosen eshtrat e Demë Ali Pozharit dhe zbulohet shtatorja e tij në Deçan

Sociale

Rivarrosen eshtrat e Demë Ali Pozharit dhe zbulohet shtatorja e tij në Deçan

news image

Janë rivarrosur eshtrat e patriotit Demë Ali Pozhari këtë të shtunë në fshatin e tij të lindjes në Pozhar të Deçanit. Kështu ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Një patriot i madh u kthye sot në atdhe!”, është shprehur me këtë rast ish Presidendja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

 “Sot, pata nderin dhe privilegjin të jem e pranishme në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të njërit nga patriotët më të mëdhenj shqiptar, Demë Ali Pozhari. Pozhari zë vend të rëndësishëm në historinë çlirimit të Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare. “Në kohë paqe, i butë si qengj është shqipëtari. Por, në luftrat e betejat si luan i tmerrshëm bëhet”, shkruan Naim Frashëri në poezinë ‘Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve’. Si luan do të vepronte gjatë gjithë jetës së tij Demë Ali Pozhari, sepse jetonte në kohë të karakterizuar nga shtypja e shqiptarëve dhe tendencat për zhdukjen e tyre nga Kosova”.

Jahjaga ka thënë se Pozhari zë vend të rëndësishëm në historinë e çlirimit të Kosovës dhe njihet për atdhedashurinë, guximin dhe angazhimin e parreshtur për t’i mbrojtur shqiptarët dhe për të vënë në pah rëndësinë e tyre si faktor i rëndësishëm politik e gjeostrategjik në Ballkan.

/GazetaSinjali/