image Gjendet trupi i zhdukur i dëshmorit Muhamet Musliu, rivarroset të enjten

Sociale

Gjendet trupi i zhdukur i dëshmorit Muhamet Musliu, rivarroset të enjten

news image

Është gjetur dhe identifikuar pas 22 vitesh trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, ushtar i UÇK-së, i rënë me 27 mars 1999, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas dy dekadash mbetjet mortore të dëshmorit Muhamet Musliu nga Ozdrimi i Skenderajt janë gjetur dhe identifikuar, trupi i dëshmorit është gjetur në Polanë të Istogut fshatin e banuar dikur me serbë.

Me ceremoni ushtarake, ai do të rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, të enjten në orën 17:00.

Rivarrimi i dëshmorit Muhamet Musliu, do të bëhet me ceremoni të organizuar nga komuna e Skenderajt, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera relevante.

Për këtë arsye, familja Musliu, ka ftuar në ceremoninë e rivarrimit, të gjithë ata që duan të nderojnë sakrificën e dëshmorit dhe njëkohësisht të lehtësojnë sadopak dhimbjen e plagës së hapur të familjes Musliu. /GazetaSinjali/