image "Ritakim vëllazëror me Edin", Ahmeti: Bashkë drejt idealeve të përparimit

Rajon

“Ritakim vëllazëror me Edin”, Ahmeti: Bashkë drejt idealeve të përparimit

news image

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me kreun shqiptar, Edi Ramën. Ky takim është mbajtur pas mbledhjes se dy Qeverive që e vendosi në zbatim vizionin progresiv të përparimit kombëtar.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, këtë takim me kryeministrin e Shqipërisë, e cilësuar ritakim vëllazëror.

“Vendkalimet e përbashkëta kufitare, ndërtimi i Korridorit 8 rrugor dhe hekurudhor, përkujdesi i përbashkët për ruajtjen e gjuhës shqipe përmes alfabetit të unifikuar, bashkëpunimi ekonomik dhe ai energjetik, si dhe integrimi në Bashkimin Europian janë tashmë kryefjala e kauzës sonë kombëtare, ashtu siç ishin dikur misionet e lirisë dhe barazisë në të cilat bashkë ngadhënjyem”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, ajo që është nënshkruar sot determinon të ardhmen e përparuar të të dyja vendeve dhe realizimin e këtyre projekteve vendosin në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm.

“Bashkë drejt idealeve të përparimit”, përfundoi Ali Ahmeti.

Ritakim vëllazëror me Edin, kësaj rradhe pas mbledhjes historike të Qeverive të vendeve tona që vendosi në zbatim…

Posted by Ali Ahmeti on Monday, November 14, 2022

/GazetaSinjali/