Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë kohës së pandemisë ka qëndruar në një fermë.
Ajo ka shkuar atje për disa ditë, për të kompozuar këngë, mirëpo Londra u fut në karantinë dhe ajo bashkë me shoqërinë e saj mbeten të mbyllur.
Qëndrimi në Cotswolds, Rita Orës, i ka kushtuar asaj jo më pak se 30 mijë funte (33 mijë euro), siç zbulon mediumi Daily Star Online.
Këngëtarja qëndroi për muaj me radhë në këtë rezidencë mahnitëse në fshat, e cila kap vlerën prej 1.2 milion funtesh (1.3 milion euro) dhe ndodhet në fshatin Cotswolds. Ajo ka qëndruar atje që nga muaji mars.
Rita, e cila thuhet se ka të hyra vjetore rreth 12 milionë funte (13.4 milionë euro), ka përdorur kohën e saj në mbyllje për të punuar në albumin e saj të tretë.
“Studio është streha ime e sigurt. Unë kam shumë fat që kam hapësirë për të krijuar dhe bërë muzikë në izolim”, shpjegoi ajo.
“Unë kam qenë në gjendje të eksperimentoj muzikalisht dhe të bëj gjëra që nuk do të kem zakonisht kohë për të bërë – kompozim, luajte në instrumente, incizim zëri, mësime në kitarë, megjithëse ende nuk mund të luaj vërtet”, ka thënë 29-vjeçarja. /Gazeta Sinjali/.