image Enca kërkon nga fansat 50 mijë komente për të publikuar projektin me Don Xhonin

Bota e Yjeve

Enca kërkon nga fansat 50 mijë komente për të publikuar projektin me Don Xhonin

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka paralajmëruar për bashkëpunimin e saj më të ri.

Ajo së bashku me Don Xhonin kanë përfunduar incizimin e këngës dhe xhirimet e klipit, duke pritur kështu vetëm finalizimin e projektit.

Enca është ajo e cila ndau të martën me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga xhirimet, ku shihej bashkë me Don Xhonin në një nga skenat e klipit.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, ajo pati një kërkesë të qartë për fansat, duke thënë se sapo ata t’i bëjnë 50 mijë komente në postimin e publikuar nga ajo, ata do ta publikonin bashkëpunimin e tyre.

https://www.instagram.com/p/CC6TyDOnVL7/?utm_source=ig_embed

“50 mijë komente dhe do të jetë e disponueshme”, shkroi këngëtarja Haxhia në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Një kërkesë të tillë, ajo e bëri të qartë edhe në InstaStory, duke bërë kështu të diutr se varet nga fansat publikimi i këngës së tyre të re./Gazeta Sinjali/