Rita Ora dhe regjisori, Taika Waititi kanë vendosur që të martohen. Thashethemet se çifti është fejuar kanë qarkulluar prej disa muajsh.
Mediat e huaja kanë raportuar se regjisori i propozoi gjatë Krishtlindjeve. Këngëtarja 31 vjeçare dhe 46-vjeçari thuhet se po planifikojnë një ceremoni jashtë Britanisë.
Ata do të mbajnë gjithashtu një festë me njerëzit më të afërt dhe kolegët në një festë të madhe në Londër këtë vit. Raportohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe në “The Voice Australia”, dhe Taika, shpresojnë të martohen pasi të kenë përfunduar angazhimet e punës.
“Nuk ka asnjë unazë. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë: “Unë dua të martohem me ty”, tha një burim për The Sun duke shtuar se dasma do të vijë së shpejti.
Në gusht, u përfol se ata po ndiheshin mirë me marrëdhënien e tyre sa kanë filluar të diskutonin martesën, tha një burim për New Idea. “Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë bashkëshorti i saj i parë dhe i fundit,” tha burimi.