image Martohet nëna e Argjentina Ramosajt, Suzana Mushkolaj

Bota e Yjeve

Martohet nëna e Argjentina Ramosajt, Suzana Mushkolaj

news image

Fotografja dhe ish-moderatorja e njohur, Suzana Mushkolaj, ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë, shkruan Gazeta Sinjali.

Suzana, njëkohësisht edhe nëna e këngëtares së njohur Argjentina Ramosaj është martuar me avokatin Besnik Nikqi në një ceremoni private të organizuar në bjeshkët e Rugovës.

Në ceremoninë ku çifti kurorëzuan dashurinë e tyre ishte i pranishëm edhe djali i ish-moderatores, Albani.

Lajmin për martesën e saj e ndau vetë Suzana me miqtë e saj në Facebook, përmes disa fotografive të publikuara nga kurorëzimi.

Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë Bjeshkëve të Nemuna”, shkroi Mushkolaj-Nikqi në Facebook.

Krahas pasionit të saj me fotografinë, Suzana është edhe inxhiniere e elektros dhe ka qenë edhe drejtoreshë e një fakulteti të modës në Prishtinë.

/GazetaSinjali/