Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ishte e pranishme në mbrëmjen e organizuar nga UNICEF në Capri të Italisë.
Në këtë mbrëmje ishte e ftuar si ambasadore nderi e organizatës më të famshme në botë, e cila shkëlqente me një fustan transparent.
“Evenimenti i parë dhe me tapet që nga izolimi. Një kënaqësi e madhe dhe falemnderit UNICEF që më keni ftuar sërish këtë vit si një interpretuese dhe ambasadore. Jam shumë krenare për gjithë punën që po e bëni”, ka shkruar ajo.
Përveç se ishte e pranishme Rita Ora, ishte edhe nëna dhe motra e saj, Vera Ora dhe Elena Ora.
Theksojmë që artistja javë më parë, mbajti një koncert live në Instagram bashkë me UNICEF-in, ku u dhuruan donacione për të ndihmuar fëmijët e prekur nga kriza e koronavirusit. /Gazeta Sinjali/