image Rita Ora me tatuazh të ri në gjuhën shqipe

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rita Ora me tatuazh të ri në gjuhën shqipe

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një tatuazh të ri në trupin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Këngëtarja, 29-vjeçare përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ka shfaqur imazhe të tatuazhit në qafën e saj.

“Zog” është fjala që ajo ka vendosur ta vulos në trupin e saj. Ky është tatuazhi i saj i parë në gjuhën shqipe.

Krahas fotografive që ajo ka postuar, ka treguar se nëna e saj ishte arsyeja pse ka vendosur ta bëjë këtë tatuazh. Nëna e saj, Vera Sahatçiu, e thërriste “zogu i mamit”, kur ajo ishte e vogël.

 “Kur isha më e re nëna ime Vera Ora do të më thërriste mua zogun e saj, “Zogu i mamit”, thoshte ajo, që do të thotë zogu i saj i vogël në shqip. Prandaj faleminderit @_dr_woo_ që e bëri këtë kujtim për mua, e dua shumë. Dhe për xhevahiret e mia shtesë në gishta edhe dashurinë (zemrën)”, shkroi Ora në Instagram.

Rita Ora dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova për në Angli kur këngëtarja ishte vetëm një vjeçe./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B7_7abUF9xJ/?utm_source=ig_web_copy_link