Rita Ora do të bëj disa ndryshime në shtëpinë e saj në Londër, duke përfshirë instalimin e një dhome paniku, përcjell Gazeta Sinjali.
Në vitin 2015-të, Rita Ora ka qenë viktimë e një vjedhje në shtëpinë e saj, ku disa hajdutë i vodhën sende me vlerë 200 mijë paund teksa ajo flinte në katin e sipërm.
Kurse tani në shtëpinë e saj me 6 dhoma gjumi, këngëtarja do të shtojë një dhomë paniku. Rita Ora ka aplikuar në këshillin lokal për lejen e ndërtimit të kësaj dhome, e cila thuhet se do të përmbajë kamera sigurie dhe dy zona në shtëpi që do të përdoren si dhoma paniku.
“U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulonte ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ishin në vend për t’i dhënë mundësi klientit të jetë në paqe ndërsa qëndron në shtëpi, i lumtur në dijeninë që është i sigurt.
Për shkak të suksesit të saj, famës, pasurisë dhe ekspozimit ndaj publikut dhe medias, e gjitha e lë atë të hapur ndaj rreziqeve ose synimeve të panjohura ogurzeza.
Ka dy dhoma që mund të përdoren si një dhomë e sigurt ku klienti mund të shkojë. Dera duhet të jetë e fortë me brava të mira dhe cilado dhomë që zgjidhet duhet të ketë një mbulim të mirë të telefonit celular”, ka thënë një burim për “The Sun”./Gazeta Sinjali/