Këngëtarja e famshme e me origjinë shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në Instagram ka uruar Ditën e Flamurit dhe ka bërë të ditur se ka marrë një vendim për t’ia rindërtuar shtëpinë një familje.
Ajo ka bërë të ditur se në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një familje që t’ia rindërtojë shtëpinë pasi që shumë vendbanim janë shkatërruar nga tërmeti që e ka goditur Shqipërinë mëngjesin e së martës, më 26 nëntor.
“Urime Dita e Flamurit Shqipëri. Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet ta bëj. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që t’ia sponsorizojmë rindërtimin e shtëpisë e cila i është shkatërruar gjatë tërmeteve në Shqipëri”, ka shkruar Ora në postim.
“Familjen e parë që kam zgjedhur është familja Shala dhe do të ndjekim progresin e kësaj iniciative dhe do të ndihmojmë edhe familjet tjera që kanë të njëjtën nevojë”, ka shtuar më tutje Rita Ora./Gazeta Sinjali/