image Rita Ora braktis Mbretërinë e Bashkuar, për t’u transferuar në LA me të dashurin

Bota e Yjeve

Rita Ora braktis Mbretërinë e Bashkuar, për t’u transferuar në LA me të dashurin

news image

Këngëtarja Rita Ora ka vendosur të shkëputet nga Britania e Madhe dhe të transferohet përgjithmonë në Los Angeles. Ylli mezi pret një fillim të ri me të dashurin Taika Waititi.

Rita Ora thuhet se ka vendosur të zhvendoset përgjithmonë në Los Anxhelos pavarësisht se ka shpenzuar 7.5 milionë funte në një pallat me gjashtë dhoma gjumi në Londrën Veriore gati një vit më parë, sipas Daily Star.

Këngëtarja po çrrënjos dhe po pret me padurim një fillim të ri në LA, pas polemikave në lidhje me shkeljen e rregullave së COVID-it në nëntor të vitit të kaluar.

Rita u largua nga Mbretëria e Bashkuar menjëherë pasi ndodhi incidenti dhe nuk është kthyer më që atëherë. /GazetaSinjali/