image Risi në vitin e ri shkollor, do të ketë pushim vjeshtor

Arsim

Risi në vitin e ri shkollor, do të ketë pushim vjeshtor

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot gjatë një konference për media ka folur për punën që është bërë, teksa dha detaje për vitin e ri shkollor.

Nagavci, tregoi se viti do të nisë normalisht më 1 shtator, teksa përmendi se risi do të jetë pushimi vjeshtor.

“E kemi finalizuar kalendarin shkollor 2023-24, është i publikuar në platformën e diskutimeve publike. I njëjti do të jetë i hapur deri më datën 16 të këtij muaji. Pas kësaj bëhet i plotfuqishëm”, u shpreh Nagavci.

“Sipas udhëzimit administrativ, viti shkollor 2023-24 fillon më 1 shtator, risitë gjatë këtij viti do kemi edhe pushimin vjeshtor, në mënyrë që  të kemi balancim në mes të ngarkesës së fëmijëve gjatë vitit shkollor”, shtoi ajo.

Nagavci po ashtu tha se po vazhdojnë furnizimin e të gjitha shkollave me laboratorë dhe pajisje të cilat janë në kompetencë të Ministrisë.

/GazetaSinjali/