image Rishi Sunak zyrtarisht kryeministër i Britanisë, merr “bekimin” e mbretit Charles

Rajon

Rishi Sunak zyrtarisht kryeministër i Britanisë, merr “bekimin” e mbretit Charles

news image

Britania do të ketë sot zyrtarisht një kryeministër të ri. Rishi Sunak u emërua si kryeministër pasi ishte i vetmi kandidat që mori mbështetje nga më shumë se 100 deputetë të Partisë së tij Konservatore.

Sot është një ditë e rëndësishme ceremonish për Sunak. Pasi Truss i dha dorëheqjen e saj mbretit, Rishi Sunak u takua me këtë të fundit për formimin e qeverisë.

Sunak më pas do të shkojë Downing Street, ku do të takohet me bashkëpunëtorët e tij.Rishi Sunak tani është kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministri i tretë i zgjedhur gjatë një viti.

Ai është gjithashtu kryeministri më i ri në dy shekuj.

/GazetaSinjali/