image Rinumërohen votat e 199 vendvotimeve

Kosovë

QNR/ Rinumërohen votat e 199 vendvotimeve

news image

Votat e 199 vendvotimeve janë rinumëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, derisa po vazhdon rinumërimi i edhe i pak më shumë se 100 vendvotimeve tjera.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së.

Votat e rinumëruara janë të rajoneve të ndryshme ndërsa ende nuk dihet se a ka pasur mospërputhje të mëdha të rezultateve apo jo.