image Rinis puna e shtëpive publike, Holanda merr vendim të ri për prostitutat

Botë

Rinis puna e shtëpive publike, Holanda merr vendim të ri për prostitutat

news image

Autoritetet holandeze kanë hapur të mërkurën lagjen e famshme me drita të kuqe në Amsterdam, ku edhe ndodhen shtëpitë publike.

Shtëpitë publike si çdo biznes tjetër ishin mbyllur për shkak të pandemisë, ndërsta tani, punonjësit e seksit dhe klientët duhet t’i zbatojnë rregullat e reja në mënyrë që të parandalohet infektimi me koronavirus.

“Ndjehem mirë që jam kthyer në punë sërish”, thotë Felicia Anna, një 34-vjeçare rumune që punon në lagjen me drita të kuqe të Amsterdamit dhe është presidente e sindikatës së punonjësve të seksit.

“Gjatë izolimit, patëm shumë telashe financiare, ndaj jemi të lumtur që mund të fillojmë të punojmë sërish. Ajo thotë se ka drojë se mund të ketë më pak klientë, pasi shumica e tyre janë kryesisht turistë dhe Holanda i ka ende të ndaluara udhëtimet nga shumë shtete.”, tha ajo.

Edhe pse me më pak kufizime se vende të tjera, izolimet inteligjente të Holandës, zbrazën dritaret në lagjen e famshme të Amsterdamit.  Tani ato po rihapen, ashtu siç kanë bërë edhe parukierët, masazhatorët etj.

Për punonjësit e seksit, kërkohet që ata të verifikojnë që klientët nuk kanë simptoma të COVID-19. Masa të tjera janë dezinfektimi, larja e duarve, ndërrimi i çarçafëve pas çdo takimi.

Maskat mbrojtëse nuk janë të nevojshme pavarësisht se duhet evituar kontakti fytyrë më fytyrë. Holanda e ka legalizuar prostitucionin dhe punonjësit e seksit duhet të regjistrohen në dhomat lokale të tregtisë dhe të paguajnë taksë mbi të ardhurat./ Gazeta Sinjal/