Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet me 19 ose 20 janar.
Konfirmimi erdhi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Europian në Bruksel.
Ai bëri thirrje për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.
“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron.