Rilind Musa ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnessit, që po mbahet në Santa Sussana të Spanjës.
Garuesi kosovar zuri vendin e dytë në kategorinë fizik -179 cm, në një konkurrencë prej 16 garuesve.
Ndërkohë Luan Ukëhaxhaj, kategoria -182 cm, doli i 13-ti prej 21 garuesve.
KOK ka përgëzuar suksesin e Rilindit dhe komunitetit të bodybuildingut dhe fitnessit, derisa iu ka uruar fat dhe suksese edhe garuesve tjerë që do të garojnë nesër.