image Specialja fton një zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë

Specialja fton një zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë

news image

Ftesa të reja nga Gjykata Speciale me seli Hagë kanë arritur në Kosovë. Pas deputetës së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila konfirmoi dje se është ftuar nga Specialja, ftesë ka marrë edhe Rilind Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Berisha duke mos konkretizuar se në çfarë cilësie është ftuar.

Ai shkruan në Facebook, transmeton Sinjali se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

“Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.

Rilind Berisha është i punësuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Muajve të fundit në Hagë janë ftuar shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo vetëm. Kjo duke përfshirë, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili për shkak të ftesës së marrë ka dhënë dorëheqjen.

Në cilësinë e të dyshuarit Specialja e ka ftuar edhe Jakup Krasniqin./Sinjali