image Rikthehet uji në disa zona të Fushë Kosovës

Kosovë

Rikthehet uji në disa zona të Fushë Kosovës

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se është rikthyer uji në tri zona të Fushë Kosovës, të cilat sot gjatë ditës kishin mbetur pa ujë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ujësjellësi kanë njoftuar që sanimi i gypit të ujit me diametër 200 mm në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, i paraparë të përfundoj në orën 16:00, në afat rekord u sanua në orën 12:30.

Zonat të cilat kanë mbetur pa ujë sot nga ora 10:00-12:30 janë: rruga “Nënë Tereza” (ana e majtë në tërësi nga rruga Prishtinë-Fushë Kosovë), fshatrat Uglar dhe Bresje.

“Falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit për sanim jashtëzakonisht të shpejtë. Uji tashmë u rikthye në tri zonat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të Prishtinës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1604272713053681?__xts__[0]=68.ARASSgW3mV3zVBWnWCQqj54NJxp1WgEzCmj60ptYu2pi9pe8FF-sOUNDyHqaL9mrwLG-LDVshSCQqeBi9HrenX–mKd0OTavaKgNx8ooBxPqYuFFvz1n5UtCZqfkHwGlP901M0dW6_hW7NFFQPBECsQzWr9YMQ5QLr48KalfNfaTpHp844pA2IVfX81JE7oyUDLtRDtyt4WXQWDryP5totNtTOK38n7_LRMOU1H1Ne9v4DUUFa73aJ7SbfOhwd5p7_vzMpJx29JWmZox_QiN75ez55_7gwBjd9rqXgvR9xzxINjljpUakfyET5hkJieoIMDHA6Xzgo9YwTO5dwDOpg&__tn__=-R