image Rikthehet ora dimërore, akrepat lëvizin një orë pas

Të tjera

Rikthehet ora dimërore, akrepat lëvizin një orë pas

news image

Tetori po mbaron: si çdo vit, fundjava e fundit e muajit sjellë me vete ndryshimin e kohës, nga koha e verës në kohën diellore: natën midis të shtunës 24 dhe të dielës 25 tetor, në 3 të mëngjesit, do të rikthehen akrepat e orës, duke u pozicionuar në orën 2.

Do ta rimarrim kohën që kemi humbur në fund të marsit: do të flemë një orë shtesë në mëngjes, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale në mbrëmje.

Kjo “zonë kohore” do të mbetet në fuqi deri të dielën, 28 mars 2021 dhe mund të konsiderohet epoka e fundit e ndryshimit të orës, pasi shumë vende vitin tjetër do të zgjedhin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore për gjithë vitin.

/Gazeta Sinjali/