Nga e hëna nxënësit e shkollës private “Hello” në Gjilan do ta vijojnë mësimin online (në distancë), pasi që katër mësimdhënës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është marrë sot nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Përveç kësaj shkolle, Zemaj sot ka marrë vendim që edhe shkollat “Pavarësia” dhe “Prenk Jakova” në Prishtinë të kalojnë në mësim online.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë. /Gazeta Sinjali/