Arbër Zeneli ishte shumë i pafat në fillimin e sezonit, ku u dëmtua rëndë në sfidën kualifikuese të Kosovës për Euro 2020 ndaj Malit të Zi.
Dëmtimi në ligamente bëri që futbollisti të mos i shmangej ndërhyrjes kirurgjikale, duke humbur një numër të madh ndeshjesh, transmeton Gazeta Sinjali.
Mirëpo, Arbër Zeneli ka dhënë lajmin e madh për të gjithë tifozët e Kosovës. Sulmuesi anësor i Reims është rikthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë lëndimi.
“Durim, gati të rikthehem”, ka shkruar Zeneli në një postim në llogarinë e tij në Instagram./Gazeta Sinjali/