image Rikrijon lojërat e “Squid Game” në jetë reale – videoja e MrBeast thyen rekord në YouTube

Lojëra

Rikrijon lojërat e “Squid Game” në jetë reale – videoja e MrBeast thyen rekord në YouTube

news image

MrBeast ka qenë i famshëm për realizimin e ngjarjeve në një version ndryshe. Së fundmi ai thotë se do të rikrijojë lojën e “Squid Game” me të cilën ka thyer rekordet e shikueshmërisë në YouTube.

Ylli i YouTube-s tha se ai do të rikrijonte të të gjitha lojërat e paraqitura në shfaqje sapo njëra prej videove të tij në TikTok të arrinte dhjetë milionë pëlqime.

Videoja arriti 17.8 milionë pëlqime dhe iu premtoi fansave të tij se do të ishte sa më i saktë për shfaqjen.

MrBeast po shpenzon miliona për të rikrijuar lojërat nga shfaqja, teksa vendos njerëzit në situata të rrezikshme për të fituar para që mund të ndryshojnë jetën e tyre.

MrBeast drejton edhe “Beast Philanthropy”, një kanal ku 100% e të ardhurave shkojnë në një qilar ushqimor që ai hapi në fillim të këtij viti, si dhe përpjekjet e tij të tjera bamirëse.

Ka pasur argumente se videot e tij po tërheqin shumë shikues në YouTube dhe ndihmojnë në financimin e të gjithë filantropisë së tij, këtë e mendon edhe me “Squid Game In Real Life”.

/GazetaSinjali/