image Rikonfirmohet mbështetja për liberalizimin e vizave

PE/ Rikonfirmohet mbështetja për liberalizimin e vizave

news image

Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme [LIBE], edhe një herë ka konfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një shumicë prej 49 ligjvënësish ranë dakord të fillojnë bisedimet me Këshillin e Bashkimit Evropian për propozimin e heqjes së vizave për Kosovën.

Gjashtëmbëdhjetë deputetë kundërshtuan dhe një abstenoi.

Votime të ngjashme ishin mbajtur edhe në shtator të vitit 2018 dhe mars të vitit 2019, por mandati për bisedime me Këshillin e BE-së është dashur të ripërtërihet pas zgjedhjeve të përgjithshme të BE-së në muajin maj.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mbetet ende i diskutueshëm në Këshillin e BE-së.

Supozohet se Franca dhe Holanda vazhdojnë të hezitojnë që t’i japin Këshillit një mandat për të negociuar me parlamentin.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, pa liberalizim vizash. /Gazeta Sinjali/