Misioni i KFOR-it ka bërë me dije se rihapja e Urës së Ibrit për qarkullim të makinave është një problematikë që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.
Ky qëndrim i KFOR-it vjen pasi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut një asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë iniciativë për të bërë një kërkesë tek autoritetet qëndrore për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR për rtv Dukagjinin.