image Rihapet sistemi i menaxhimit elektronik për studentë

Kosovë

UP/ Rihapet sistemi i menaxhimit elektronik për studentë

news image

Sistemi elektronik i menaxhimit për studentë (SEMS) është rihapur pasi studentët të cilët nuk kanë mundur t’i paraqesin lëndët duket të jetë i lartë, mbi 400 persona.

Përmes një postimi në Facebook, Unioni Demokratik Studentor ka njoftuar se SEMS-i është rihapur.

“Pas më shumë se 400 kërkesave nga studentët, Parlamenti Studentor ka bërë kërkesë në Rektorat për hapjen e SEMS-it, për regjistrim të semestrit dimëror, të gjithë ata që nuk kanë mundur të regjistrojnë. Javën që vjen, do hapet sistemi së paku për 48 orë”, thuhet në njoftimin e tyre.

SEMS-i ishte mbyllur në javën e dytë të tetorit. Studentë të cilët nuk arrijnë t’i paraqesin lëndët kanë problem në vijimin e ligjëratave si dhe hyrjen në provime. /Gazeta Sinjali/