Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është rihapur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok, të cilës iu vu flaka të shtunën.
MPB tutje ka bërë të ditur se puna në këtë qendër do të zhvillohet normalisht dhe është e gatshme nga sot t’iu ofrojë shërbime qytetarëve.
“Pas sulmit në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok në objektin e komunës, Ministria e Punëve të Brendshme sot ka ri-hapur Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në objektin e stacionit policor në Zubin Potok”, thuhet në njoftim.