image Rihapen shkollat në Francë pas 3 muajsh

Botë

Rihapen shkollat në Francë pas 3 muajsh

news image

Me miliona fëmijë në Francë janë kthyer në shkolla ditën e sotme pas më shumë se tre muajsh shkëputjeje për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi.

Nxënës deri në moshën 15-vjeçare u kthyen në shkolla ndërsa vendi vijon me rihapjen graduale. Shkollat në Francë u mbyllën më 16 mars, një ditë përpara se i gjithë vendi të futej në karantinë për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit.

Kujtojmë këtu se që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, Franca numëron 160,37 të infektuar dhe 29,640 viktima nga Covid-19./GazetaSinjali/