Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna, ka treguar se ka refuzuar të marrë pjesë në shfaqjen e “Super Bowl”.
Artistja tha se nuk donte të “shitej”, si dhe do të shprehte solidaritetin me Colin Kaepernic, transmeton Gazeta Sinjali.
Ish-qendërmbrojtësi i NFL (Ligës Kombëtare të Futbollit) u përjashtua jozyrtarisht nga kjo ligë ngase gjatë 2016-s, pasi gjunjëzohej teksa luhej himni kombëtar. Prej shumë individëve, veprimi i i tij u konsiderua mungesë respekti ndaj atdheut dhe flamurit. Të tjerë mendonin se Kaepernick gjeti një mënyrë të paqtë për të protestuar dhunën ndaj njerëzve me ngjyrë në Amerikë.
Rihanna në intervistën e fundit për “Vouge”, duket se thumbon hapur rep-artistin e njohur Jay Z.
E pyetur nëse refuzoi ofertat e NFL për të mbajtur anën e Colin Kapernick ajo tha se po.
“Absolutisht. S’do të guxoja të pranoja. Për çfarë? Kush përfiton? Jo njerëzit e mi. Nuk dua të shitem. Nuk dua t’i nxis këto veprime. S’bie dakord me shumë praktika të asaj organizate dhe s’kam ndërmend t’u shërbej në asnjë lloj mënyre”.
Megjithatë burime të tjera kanë shtuar se Rihanna nuk ishte në dijeni se Jay-Z po negocionte me NFL dhe se kishte firmosur kontratën për bashkëpunim./Gazeta Sinjali/