image Rihanna publikon së shpejti librin autobiografik me 500 faqe fotografi

Libra

Rihanna publikon së shpejti librin autobiografik me 500 faqe fotografi

news image

Rihanna do të publikojë një libër autobiografik. Këngëtarja planifikon të nxjerrë librin e titulluar “Rihanna” këtë muaj.

Fansat e yllit të muzikës do të kenë mundësinë të kenë në duart e tyre më shumë se 1000 imazhe në 504 faqe.

Disa nga fotot e saj nuk janë parë kurrë më parë dhe dokumentojnë jetën e Rihannës, që nga periudha para famës deri në ditët e sotme.

Ndërkohë vetë këngëtarja mezi po pret të publikojë librin.

“Jam e emocionuar të ndaj me ju këtë koleksion imazhe të pabesueshme. Po punojmë me librin për më shumë se 5 vjet dhe jam shumë e lumtur që më në fund po arrijë ta ndaj me ju të gjithë”, shprehet Rihanna.

Libri pritet të publikohet më 24 tetor./Gazeta Sinjali/