Ylli i muzikës pop, Rihanna, ka pranuar se ndihet shumë e lumtur me të dashurin miliarder Hassan Jameel.
Ajo këtë e ka bërë së fundmi gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për një media të huaj, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kam qenë në një lidhje të qetë dhe ka shkuar çdo gjë shumë mirë, ndaj jam shumë e lumtur për këtë”, u shpreh artistja.
Prej kohësh Rihanna dhe Hassan ka qenë në qendër të mediave për shkak të zyrtarizimit të lidhjes.
Dyshja janë fotografuar herë pas here nga paparacët duke darkuar në restorante luksoze në New York.
Kujtojmë se çifti u njohën në vitin 2017 dhe që prej atij momenti, pavarësisht spekulimeve të ndryshme, nuk janë ndarë nga njëri-tjetri./Gazeta Sinjali/