Ministri Rifat Latifi, i cili është me profesion kirurg, ka deklaruar se gjatë karrierës së tij nuk ka kërkuar as 10 herë rezonancë magnetike për diagnostikimin e pacientëve.
Latifi ka deklaruar kështu gjatë vizitës së tij në Spitalin e Gjilanit ku është bërë përurimi i renovimeve në disa reparte.
“30 vjet kam qenë mjekë, as 10 herë nuk kam kërku rezonancë magnetike. Ne kemi shumë modalitete përpara me marr, ultrazëri, CT-ja”, ka deklaruar ministri Latifi.
Ai ka folur për rezonancën magnetike kur është pyetur për një nga këto pajisje e cila është jashtë funksionit në QKUK.