image Richarlison ia sheh "hajrin" Serbisë, brazilianit i shtohen mbi 4 milionë ndjekës pas golit spektakolar në Botëror

Futboll

Richarlison ia sheh “hajrin” Serbisë, brazilianit i shtohen mbi 4 milionë ndjekës pas golit spektakolar në Botëror

news image

Sulmuesi i Tottenham Hotspur dhe Brazilit, Richarlison de Andrade, bëri bujë teksa shënoi golin e turneut kundër Serbisë në ndeshjen e tyre hapëse të Grupit H të enjten.

Goli i mrekullueshëm nga një goditje me gërshërë u shënua në minutën e 73-të dhe ishte i dyti për Richarlison pasi shfrytëzoi një goditje nga Vinicius Jr në minutën e 62-të.

Richarlison, çuditërisht, arriti të grumbullojë një numër mahnitës prej katër milionë ndjekësve në 24 orët e fundit në internet.

Në një postim në Instagram, sulmuesi krahasoi pamjet e stërvitjes me golin aktual, teksa komentoi rëndësinë e praktikës.

“Poeti do të thoshte: praktika është praktikë; loja është lojë”, tha 25-vjeçari.

Braziliani tani numëron mbi 12 milionë ndjekës në Instagram.

Richaa

/GazetaSinjaliSport/