image Richard Grenell sot takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën

Kosovë

Vizita/ Richard Grenell sot takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën

news image

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vizitën zyrtare në Kosovë sot do ta vazhdojë duke dëgjuar qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovë.

Ambasadori Grenell do të pritet në takim nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa prej orës 11:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Grenell mbrëmë u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçn ku përmes një postimi edhe pas darkës së punës tha se duhet të bëhet progres dhe të hiqet taksa.

“Ne jemi të detyruar të bëjmë progres – që përfshin heqjen e tarifave”, thuhet në postimin e Grenell në Twitter.

Vizita e Grenellit në Kosovë vjen disa ditë pasi ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Ambasadori amerikan Grenell ka qëndruar në Kosovë në tetorin e vitit 2019, kur është takuar me Thaçin si dhe me liderët e tjerë politikë në Kosovë. Nga presidenca e Kosovës, patën thënë aso kohe se Grenell ka deklaruar që marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vendosë bazën për zhvillim ekonomik dhe do t’i kontribuojë mirëqenies së gjithë qytetarëve.

Në bisedimet me Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mandatarin për qeverinë e re, Grenell pati theksuar se mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pengesa kryesore për investimet e huaja në ekonominë e Kosovës.

Të premten, Grenell do të jetë në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Gazeta Sinjali/