image Richard Grenell largohet nga posti i ambasadorit në Gjermani

Botë

Njoftim/ Richard Grenell largohet nga posti i ambasadorit në Gjermani

news image

Përfaqësuesi Special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se do të largohet nga pozita e tij si ambasador i SHBA-së në Gjermani.

Grenell ka marrë këtë vendim pasi nga Senati në këtë pozitë u konfirmua John Ratcliffe, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë lajm për “Daily Wire”, e ka konfirmuar edhe vetë Grenell përmes një bisede telefonike.

“Po është e vërtetë. Ne po planifikonim të ktheheshim në shtëpi së shpejti”, citohet të ketë thënë ai.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe biznesmeni amerikan, Donald Trump Jr.

Ai përmes rrjetit social Twitter, e ka falënderuar Grenellin për çdo gjë që ka bërë.

“Siç edhe pritej. Faleminderit për çdo gjë që bën”, ka shkruar Trump Jr.

Këtë reagim e ka bërë ripostuar edhe vetë Grenell./Gazeta Sinjali/