Përfaqësuesi Special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell është njëri prej personaliteteve më të komentuara së fundmi në vend.
Grenell gjatë muajit janar e vizitoi Kosovën, ku mbajti takime me të gjithë liderët politik për të biseduar rreth taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, krahas liderëve politikë, emisari amerikan siç duket i njeh edhe artistët shqiptarë.
Kjo është vënë re në rrjetin social Instagram, ku Grenell është tejet aktiv. Ai në këtë rrjet e ndjek këngëtarin e njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ardian Bujupi.
Nuk dihet se si saktësisht janë njoftuar dyshja, por mbase mund të jenë takuar në Gjermani, aty ku Grenell shërbente, të paktën deri sot si ambasador./Gazeta Sinjali/